Kush jemi

Një lëvizje politike konservatore e Qendrës Demokratike, e ndërtuar mbi vlerat atdhetare të Kombit Shqiptar.

ZotiAtdheuPronaFamiljaGarancia për ShqipërinëShteti i së drejtësZotiAtdheuPronaFamiljaGarancia për ShqipërinëShteti i së drejtësZotiAtdheuPronaFamiljaGarancia për ShqipërinëShteti i së drejtësZotiAtdheuPronaFamiljaGarancia për ShqipërinëShteti i së drejtës

Shqipërinë do ta bëjmë dhe pikë!

Historia jonë

Lëvizja Atdheu

Lëvizja “Atdheu” vjen në spektrin politik shqiptar në një kohë kur vendi po kalon një fazë të gjatë, të lodhshme e pothuaj anarkike tranzicioni. Ajo i prezantohet elektoratit shqiptar si një parti konservatore e Qendrës Demokratike.

Ekzistojnë fakte të shumta të cilat tregojnë qartë dekompozimin e brendshëm të shtetit dhe të regjimit i cili nuk respekton ligjin, parimet dhe vlerat.

Ky konkluzion i dhimbshëm, është pasuruar vazhdimisht nga faktorë të brendshëm. Psikologjia anti-kombëtare po shfaqet dhe synon të injorojë rolin e patriotëve të vërtetë dhe intelektualëve, duke u dhënë mundësinë që të dominojnë populistët, militantët dhe avokatët e së keqes.

Fenomenet negative

  • Korrupsioni
  • Krimi i organizuar
  • Trafiqet
  • Monopolet
  • Ekonomia informale
  • Kontrolli i mediave
  • Demagogjitë
  • Keqinformimi i opinionit publik

Këto fenomene kanë shkaktuar një rreth konfidence dhe një tendencë për të shkatërruar psikologjinë kombëtare.

E keqja vazhdon të jetë më e organizuar sesa liria dhe demokracia.

Ajo është duke menaxhuar shkatërrimin e ekonomisë, moralit, psikologjisë dhe intelektit tonë. Ka shkaktuar emigrimin e trurit të kombit dhe forcave aktive të punës dhe cënon seriozisht sovranitetin e Shqipërisë.

Partia Shqiptare Atdheu

Për çfarë qëndrojmë

Lëvizja Atdheu është një lëvizje politike, patriotike, e ndërtuar mbi themelet e vlerave atdhetare, autoktone dhe autentike të Kombit Shqiptar — vlera të trashëguara ndër shekuj, që nuk bien ndesh me vlerat universale njerëzore. Ne besojmë se Shqipëria ka burimet njerëzore, materiale, shpirtërore dhe morale për t’u bërë shtet modern i së drejtës, ku jeta dhe prona janë të garantuara me ligj dhe ku kombi dhe shteti ecin të bashkuar. Mirëpresim dhe mbështesim mendimet, idetë dhe angazhimin e intelektualëve, idealistëve dhe patriotëve që duan ta çojnë Shqipërinë përpara.

Vlerat tona

Zoti · Atdheu · Prona · Familja

Zoti

Besimi dhe harmonia fetare ndër shqiptarë, një vlerë e shenjtë e trashëguar ndër shekuj.

Atdheu

Toka e të parëve, burimi i identitetit dhe i kulturës sonë kombëtare.

Prona

Jeta dhe prona të garantuara me ligj, themeli i një shteti të së drejtës.

Familja

Bërthama e shoqërisë dhe garancia për të ardhmen e Kombit Shqiptar.

Bëhu pjesë e ndryshimit

Shqipëria ka nevojë për qytetarë të ndershëm dhe të angazhuar. Bashkohu me Lëvizjen Atdheu sot.