Një lëvizje politike konservatore e Qendrës Demokratike, e ndërtuar mbi vlerat atdhetare të Kombit Shqiptar.
Historia jonë
Lëvizja “Atdheu” vjen në spektrin politik shqiptar në një kohë kur vendi po kalon një fazë të gjatë, të lodhshme e pothuaj anarkike tranzicioni. Ajo i prezantohet elektoratit shqiptar si një parti konservatore e Qendrës Demokratike.
Ekzistojnë fakte të shumta të cilat tregojnë qartë dekompozimin e brendshëm të shtetit dhe të regjimit i cili nuk respekton ligjin, parimet dhe vlerat.
Ky konkluzion i dhimbshëm, është pasuruar vazhdimisht nga faktorë të brendshëm. Psikologjia anti-kombëtare po shfaqet dhe synon të injorojë rolin e patriotëve të vërtetë dhe intelektualëve, duke u dhënë mundësinë që të dominojnë populistët, militantët dhe avokatët e së keqes.
Këto fenomene kanë shkaktuar një rreth konfidence dhe një tendencë për të shkatërruar psikologjinë kombëtare.
E keqja vazhdon të jetë më e organizuar sesa liria dhe demokracia.
Ajo është duke menaxhuar shkatërrimin e ekonomisë, moralit, psikologjisë dhe intelektit tonë. Ka shkaktuar emigrimin e trurit të kombit dhe forcave aktive të punës dhe cënon seriozisht sovranitetin e Shqipërisë.
Partia Shqiptare Atdheu
Lëvizja Atdheu është një lëvizje politike, patriotike, e ndërtuar mbi themelet e vlerave atdhetare, autoktone dhe autentike të Kombit Shqiptar — vlera të trashëguara ndër shekuj, që nuk bien ndesh me vlerat universale njerëzore. Ne besojmë se Shqipëria ka burimet njerëzore, materiale, shpirtërore dhe morale për t’u bërë shtet modern i së drejtës, ku jeta dhe prona janë të garantuara me ligj dhe ku kombi dhe shteti ecin të bashkuar. Mirëpresim dhe mbështesim mendimet, idetë dhe angazhimin e intelektualëve, idealistëve dhe patriotëve që duan ta çojnë Shqipërinë përpara.
Vlerat tona
Besimi dhe harmonia fetare ndër shqiptarë, një vlerë e shenjtë e trashëguar ndër shekuj.
Toka e të parëve, burimi i identitetit dhe i kulturës sonë kombëtare.
Jeta dhe prona të garantuara me ligj, themeli i një shteti të së drejtës.
Bërthama e shoqërisë dhe garancia për të ardhmen e Kombit Shqiptar.
Shqipëria ka nevojë për qytetarë të ndershëm dhe të angazhuar. Bashkohu me Lëvizjen Atdheu sot.
Lëvizja Atdheu – lëvizje politike patriotike, e ndërtuar mbi vlerat atdhetare të Kombit Shqiptar. Garancia për Shqipërinë.
© 2026 Lëvizja Atdheu. Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Designed & Developed by: Dweb Studio