Shqipërinë do ta bëjmë dhe pikë!

Levizja Atdheu

LEVIZJA “Atdheu” vjen në spektrin politik shqiptar në një kohë kur vendi po kalon një fazë të gjatë, të lodhshme e pothuaj anarkike tranzicioni. Ajo i prezantohet elektoratit shqiptar si një parti konservatore e Qendrës Demokratike.
 
Ekzistojnë fakte të shumta të cilat tregojnë qartë dekompozimin e brendshëm të shtetit dhe të regjimit i cili nuk respekton ligjin, parimet dhe vlerat.
 
Ky konkluzion i dhimbshëm, është pasuruar vazhdimisht nga faktorë të brendshëm. Psikologjia anti-kombëtare po shfaqet dhe synon të injorojë rolin e patriotëve të vërtetë dhe intelektualëve dhe po përpiqet t’i mbajë ata në heshtje duke ua dhënë kështu mundësinë që të dominojnë populistët, militantët dhe avokatët e së keqes.
 
Fenomenet negative si korrupsioni, krimi i organizuar, trafiqet, monopolet, ekonomia informale, kontrolli i mediave, demagogjitë, keqinformimi i opinionit publik etj., kanë shkaktuar një rreth konfidence dhe një tendencë për të shkatërruar psikologjinë kombëtare.
E keqja vazhdon të jetë më e organizuar sesa liria dhe demokracia; ajo është duke menaxhuar shkatërrimin e ekonomisë tonë, moralit tonë, psikologjisë tonë, intelektit tone. Ka shkaktuar emigrimin e trurit të kombit dhe forcave aktive të punës dhe cënon seriozisht sovranitetin e Shqipërisë.

Programi politik

Programi politik i LEVIZJES “Atdheu” bazohet në situatën aktuale mbi faktorë kombëtarë shpirtërorë e materialë, në mendime dhe ide intelektuale dhe asistencën e mundshme të aleatëve tanë të mëdhenj: SHBA, BE dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë. Koncepti ynë për progresin thelbësor e strategjik është: “Shqipëria do të bëhet gradualisht shtet modern i së drejtës, ku jeta dhe prona janë të garantuara me ligj, e integruar me rrugë demkoratike në hapësirën natyrale mbarëshqiptare, urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit nëpërmjet korridorit tradicional Adriatiko-Jonian, faktor lidhës mes Europës dhe vendeve mesdhetare, faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe progresi në Ballkan dhe e integruar me dinjitet në familjen e madhe Euro-Atlantike”. Partia Shqiptare “Atdheu” beson se një komb i fortë me virtytin e besimit dhe i miredukuar, e di saktësisht se kulturë do të thotë të kesh shpirt të madh dhe fisnik. Prandaj, në do t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë investimit në fushën e edukimit dhe studimit të popullit tonë, për t’i mësuar brezit të ri kulturën dhe civilizimin perëndimor, dhe në të njëtën kohë t’i mësojmë ata të respektojnë qytetërimet e tjera, si dhe t’i mbrojmë dhe zhvillojmë traditat tona. Ky koncept i moderuar do ta shndërrojë reformën e thellë dhe cilësore në sistemin e edukimit në prioritetin më të rëndësishëm." Programi i plote publikohet per pak dite.